LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzonin fëmijë dhe nipër të tyre për të lypur, nën hetim 11 persona në Durrës

Shfrytëzonin fëmijë dhe nipër të tyre për të lypur, nën hetim 11 persona në Durrës
Foto: Ilustrim

11 persona në Durrës janë nën hetim nga policia pasi dyshohet se kanë përdorur fëmijët dhe nipërit e tyre të moshës nga 2-13 vjeç për të lypur.

Shtetasit akuzohen për veprën kriminale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi në shtatë raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut të Durrësit, teksa shfrytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë, sqaron policia.


Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Shfrytëzonin për të lypur, fëmijë dhe nipër të tyre, të moshave 2-13 vjeç, procedohen penalisht 11 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre, për të lypur.

Për këtë veprimtari kriminale, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfrytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori