Polestar është marka më e fundit që merr qasje në rrjetin Supercharger të Tesla-s në Amerikën e Veriut
Duke pasuar hapat e markës së saj simotër Volvo, e cila vet kaloi nëpërmjet një shtegu në të cilin më parë kishin kaluar Ford, GM dhe Rivian, gjatë ditës së djeshme Polestar u bë prodhuesi më i fundit i veturave që arriti marrëveshje për të pasur qasje në rrjetin e North American Supercharger të Tesla-s.
Është pak i çuditshëm fakti se Polestar kishte pritur 2 ditë pas njoftimit të Volvo për të bërë një njoftim të njëjtë – teksa është e qartë se të 2 marrëveshjet ishin negociuar në të njëjtën kohë.
Megjithatë, nga viti 2024, përshtatësit për modelet aktuale të Polestar do të jenë në dispozicion, duke mundësuar që ato vetura të lidhen me Superchargers përmes konektorit NACS, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Duke folur për këtë, veturat e reja Polestar të cilat do të shiten në tregun e Amerikës së Veriut nga viti 2025 e tutje do të kenë si parazgjedhje portën e karikimit NACS, dhe nëse dëshironi të përdorni CCS, do të keni mundësi të merrni një përshtatës për këtë. Ky është në thelb i njëjti afat kohor i zbuluar nga të gjitha markat e tjera që kanë njoftuar të njëjtën gjë kohët e fundit.
Thomas Ingenlath, drejtor ekzekutiv i Polestar tha: “Kjo është një fitore e madhe për klientët tanë në Amerikën e Veriut! Ne e çmojmë punën që Tesla ka bërë për të përshpejtuar përshtatjen dhe ta rritë popullaritetin e veturave elektrike, dhe është e mahnitshme të shohësh se në këtë mënyrë po vihet në dispozicion edhe rrjeti Supercharger”.
“Me 12,000 pika karikimi sot, një numër që do të vazhdojë të rritet, kjo lëvizje do të rrisë shumë shkallën e adoptimit të veturave elektrike në një rajon kyç të automobilave”, shtoi Ingenlath. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Veturat e harruara të viteve 1980
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Nëse një makinë nuk ndez, bateria ka të ngjarë të jetë shkaku – çfarë duhet të bëni më pas?
Një burrë nga Teksasi u arrestua pasi Lamborghini i vjedhur u gjet në garazhin e tij – por policia gjeti edhe “gjëra të tjera” aty
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj