LAJMI I FUNDIT:

MPB me detaje për arrestimin e ish-kryetarit të Komunës Qendër, dyshohet për shpërlarje parash në projektin “Shkupi 2014”

MPB me detaje për arrestimin e ish-kryetarit të Komunës Qendër, dyshohet për shpërlarje parash në projektin “Shkupi 2014”

MPB-ja bëri të ditur detajet e para për arrestimin e ish-kryetarit të Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq, së bashku me katër persona të tjerë.

“Dje në orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes nga zyrtarë policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Publike QKK, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, pesë persona u është hequr liria”, thonë nga MPB.

Personat u arrestuan dhe u ndaluan në stacion policor dhe gjatë ditës do të kalojnë para gjyqtarit për procedim paraprak.


Sipas Makfax, do të kërkohen masa për sigurimin e prezencës, ndërsa për momentin nuk dihet nëse do të jetë paraburgim, arrest shtëpiak apo konfiskim i dokumentit të udhëtimit.

Shkup, arrestohet ish-kryetari i Komunës Qendër
Lexo po ashtu Shkup, arrestohet ish-kryetari i Komunës Qendër

Ish-kryetari i Komunës Qendër nga radhët e OBRM-PDUKM, Vladimir Todoroviq, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe pastrim parash për monumentet në Shkup, pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar një konferencë për media për trajtimin e çështjes për projektin.

Policia Financiare para 5 vitesh ka bërë kallëzim penal ndaj tre personave, mes tyre edhe ish-kryetarin e Komunës Qendër, për vepra penale që kanë të bëjnë me ndërtimin e urës për këmbësorë “Oko”, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori