LAJMI I FUNDIT:

E zuri gjumi në timon, shoferi bashkë me kamionin e tij përfunduan në një fushë në Angli – banorët lokalë të nervozuar me vendimin e policisë

E zuri gjumi në timon, shoferi bashkë me kamionin e tij përfunduan në një fushë në Angli – banorët lokalë të nervozuar me vendimin e policisë

Një shofer kamioni ka shpëtuar për mrekulli duke përfunduar në mes të një fushe – pasi e ka zënë gjumi në timon teksa voziste në një rrugë në Angli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shoferin e zuri gjumi ndërsa automjeti i tij ishte në midis kryqëzimeve 16 dhe 17 të M4 të mërkurën.

Më pas ai përfundoi në hapësirën e këmbëve të kabinës sepse nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërsa kamioni ndaloi në mes të një fushe në fshatin Wiltshire.


Burri, i cili nuk është identifikuar, për fat të mirë ka shpëtuar pa lëndime.

Oficerët e policisë rrugore i dhanë një dënim drejtuesit të mjetit, në vend të ndjekjes penale.

Por disa banorë lokalë kanë reaguar me zemërim për vendimin e policisë së Wiltshire për të mos e ndjekur më tej çështjen.

Një person shkroi në Twitter: “Është e pabesueshme që dikush mund të sillet në mënyrë kaq të papërgjegjshme dhe të rrezikshme dhe të marrë vetëm një gjobë. Kjo mund të ishte katastrofike”.

Të tjerë madje kanë bërë thirrje që shoferit t’i ndalohet vozitja përgjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
A pati të ftohtë apo u gëzua? – kërcimi interesant i Kurtit në ndeshjen Kosovë-Lituani bëhet viral në rrjetet sociale

A pati të ftohtë apo u gëzua? – kërcimi interesant i Kurtit në ndeshjen Kosovë-Lituani bëhet viral në rrjetet sociale

Virale
Fillimisht fitoi 500 dollarë, disa çaste më vonë edhe 1 milion dollar

Fillimisht fitoi 500 dollarë, disa çaste më vonë edhe 1 milion dollar

Fun
Edhe fëmijët me “traktorë lodër” në një protestë rreth një takse fermerësh në Britani

Edhe fëmijët me “traktorë lodër” në një protestë rreth një takse fermerësh në Britani

Interesante
A mund të gjeni një grua në vetëm shtatë sekonda?

A mund të gjeni një grua në vetëm shtatë sekonda?

Interesante
Kalo në kategori