LAJMI I FUNDIT:

Prizren, një grua njofton policinë se është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi i saj

Prizren, një grua njofton policinë se është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi i saj
Foto: Ilustrim

Një grua ka njoftuar policinë të mërkurën se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi i saj.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Prizren, rreth orës 13:25.


Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prizren 28.06.2023 – 13:25. Viktima femër kosovar, ka njoftuar policinë, se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi, të dyshuarit meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Telegrafi/