LAJMI I FUNDIT:

SI u mashtrua De Gea nga Manchester United me kontratën e re e cila pastaj u tërhoq nga drejtuesit e klubit

SI u mashtrua De Gea nga Manchester United me kontratën e re e cila pastaj u tërhoq nga drejtuesit e klubit

David De Gea aktualisht është nën një kontratë me Manchester Unitedin që e lidh atë me klubin e njohur anglez edhe për disa ditë të tjera, pra deri më 30 qershor, por në plan ishte që kontrata të zgjatej.

Pak muaj më parë, spanjolli arriti një marrëveshje verbale me klubin për uljen e pagës dhe zgjatjen e kontratës.


De Gea ishte i kënaqur me marrëveshjen sepse dëshiron të qëndrojë në klub dhe për këtë kishte njoftuar edhe shokët e skuadrës, por kur erdhi momenti këto ditë për të konfirmuar marrëveshjen, nuk ndodhi.

De Gea nënshkroi kopjet e tij të kontratës së re, por klubi nuk bëri të njëjtën gjë.

Pas disa kohësh, atij dhe agjentëve të tij iu tha se oferta e mëparshme nga marrëveshja verbale nuk ishte më e vlefshme sepse drejtuesit e klubit vendosën që të donin t’i ulnin edhe më tej pagën.

David De Gea përfundon në listën e dëshirave të klubeve nga Arabia Saudite
Lexo po ashtu David De Gea përfundon në listën e dëshirave të klubeve nga Arabia Saudite

Athletic shkruan se e ardhmja e spanjollit është aktualisht e pasigurt, por se një situatë e tillë nuk do të ndodhte në një “klub të drejtuar normalisht”.

De Gea ka 545 paraqitje për United në 12 vite dhe ishte portieri i parë i skuadrës që nga sezoni 2012/13, që ishte i fundit nën udhëheqjen e Sir Alex Ferguson. /Telegrafi/