Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qen endacak.
Lulzim Fushtica, drejtor për emergjenca në Komunën e Prishtinës,ka thënë se një qytetar ka të drejt të adoptoj deri në pesë qen.
“Numri mesatar i qenve në kryeqytet është diku 3-4 mijë, ku dy mijë prej tyre janë trajtuar dhe në fund të muajit do të hapet qendra për trajtimin e qenve endacakë. Një prej projekteve të fundit që e kemi bërë si komunë është subvencionimi apo motivimi i qytetarëve për adoptim të qenëve”, ka thënë Fushtica
Ai ka shtuar se qëllimi i Komunës së Prishtinës është që t’i largojnë qentë nga rruga dhe të kenë trajtimin e duhur.
“Në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë t`i keqtrajtojmë apo t’i trajtojmë në mënyrë jo humnae, por t`i motivojmë qytetarët që të kujdesen për qentë t`i marrin t`i adoptojnë dhe ne t`i subvencionojmë me 50 euro në muaj. Rregullorja është në fazën e përgatitjes dhe të fillojmë implementimin e projektit”, tha ai.
Ndërsa Fushtica ka thënë se për vitin e ardhshëm do të ndahen afër 3 milionë euro për këtë projekt.
Komuna është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenëve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251