Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska kanë votuar për të stopuar miratimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, gjatë seancës të mbajtur në Banjallukë më 27 qershor.
Me këtë vendim është ndaluar heqja e regjimit të vizave midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, pavarësisht se për këtë çështje u arrit një marrëveshje për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor gjatë një takimi në kuadër të procesit të Berlinit në nëntor të vitit 2022.
Të 64 deputetët e pranishëm votuan për këtë çështje. Që ky vendim të miratohej, kërkohej një shumicë prej dy të tretave të votave.
Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të kundërshtimit nga zyrtarët e Republikës Srpska.
Seanca u thirr pasi anëtarja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, inicioi një mekanizëm për të mbrojtur interesat vitale të Republikës Srpska, sepse sipas saj, gjatë mbledhjes së 21 qershorit të Presidencës nuk pati konsensus për këtë çështje. Ajo tha se heqja e regjimit të vizave do të ishte e dëmshme për interesat vitale të Republikës Srpska.
Konkluzioni për miratim urgjent të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes – së bashku me disa marrëveshje të tjera për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale – si dhe miratimi i Planit të Veprimit për përmbushjen e 14 prioriteteve kyçe i janë paraqitur Bosnjës nga Bashkimi Evropian për të vazhduar përpara në procesin e anëtarësimit.
Interesi vital i kësaj çështjeje u miratua njëzëri sa i përket Planit të Veprimit, për të cilin votuan 64 deputetët e pranishëm.
Të dyja këto vendime do të hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska.
Parlamenti i këtij entiteti po ashtu miratoi disa konkluzione të grupeve parlamentare, përmes së cilave ata dënuan “aktet e dhunës, persekutimin politik, burgosjen dhe rrezikimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë së serbëve në veri të Kosovës”.
Deputetët po ashtu u bënë thirrje aktorëve relevantë ndërkombëtarë që të ndërmarrin masa për të normalizuar sa më shpejt që të jetë e mundur situatën në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pulmologia Mehmeti: Duhanpirja, shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje