LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet ngjarja e plagosjes në Vlorë, tre persona të shpallur në kërkim

Zbardhet ngjarja e plagosjes në Vlorë, tre persona të shpallur në kërkim
Foto: Ilustrim

Një 33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri dje në Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka identifikuar tre shtetas si të dyshuar për ngjarjen dhe i ka shpallur në kërkim.

Shtetasit e shpallur në kërkim janë E. H., alias B. B., 41 vjeç, banues në Sherishtë; N. Xh., 28 vjeç, banues në Vlorë; dhe E. O., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Të shtëna me armë në Vlora, plagoset 33-vjeçari
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në Vlora, plagoset 33-vjeçari

Njoftimi i policisë:


Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet së këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga shtetasi K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Vijon puna intensive për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori