LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet i dyshuari në Pejë
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar mëngjesin e së hënës në Pejë, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“Pejë 26.06.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e dhunimit ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje“,thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/