LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner shfaqet me një fustan të çuditshëm në formë reje

Kendall Jenner shfaqet me një fustan të çuditshëm në formë reje

Kendall Jenner shfaqi trupin e saj mahnitëset teksa ecte në pistë, në shfaqjen “Jacquemus” pranë Versajës gjatë Javës së Modës në Paris të hënën.

Modelja, 27 vjeçe, kishte veshur një mini fustan të bardhë si një re të qëndisur me lule, për të cilën drejtori kreativ zbuloi se ishte frymëzuar nga Princesha Diana.

Veshja dramatike kishte një dekolte jashtë shpatullave dhe një material të gërvishtur që ngjitej në formë rrethore, shkruan DailyMail.


Kendall tërhoqi vëmendjen me gjerdanin verbues prej diamanti që kishte vendosur në qafë, i cili kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë të veshur nga Princesha Diana.

Duke marrë frymëzim nga stili i princeshës së ndjerë e Uellsit, Kendall e vendosi gjerdanin me një gur të madh në mes dhe vendosi një palë vathë të ngjashëm në vesh.

Bizhuteritë u frymëzuan nga një gjerdan argjendi jashtëzakonisht i ngjashëm i Princeshës Diana, me të cilin ajo ishte parë në nëntor të vitit 1994.

Duke ecur në pistë, Kendall dukej sensacionale në veshjen që tërhiqte vëmendjen për shfaqjen e mbushur me yje të famshëm.

Për të rritur lartësinë e saj, Jenner veshi edhe një palë taka të bardha, me një pompë baleti në pjesën e përparme dhe një stileto në pjesën e pasme.

Bukuroshja i kishte stiluar flokët e saj brune në një topuz të lëmuar dhe kishte aplikuar një makijazh mjaft tërheqës.

Kendall aktualisht është në lidhje me muzikantin Bad Bunny, i njohur si Benito Antonio Martínez Ocasio, 29 vjeç.

As Kendall dhe as reperi portorikan nuk kanë folur publikisht për marrëdhënien e tyre, por një burim i tha revistës People në maj se dyshja ishin në një lidhje serioze. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori