LAJMI I FUNDIT:

Sam Smith shihet me të dashurin e supozuar duke shkuar në Paradën e Krenarisë në New York

Sam Smith shihet me të dashurin e supozuar duke shkuar në Paradën e Krenarisë në New York

Sam Smith dhe Christian Cowan u pa në qytetin e New Yorkut gjatë rrugës për në Paradën e Krenarisë të dielën.

Këngëtari i hitit “Unholy”, 31 vjeç, kishte veshur pantallona të shkurtra me material xhins dhe një këmishë të zezë, gjersa kishte të shkruar në mesin e bluzës emrin “Julius” me ngjyra të ylberit.


Ai mbanin gjithashtu një rrip të zi dhe syze dielli të zeza, teksa kishte mbathur një palë çizme kafe në stilin kauboj, shkruan DailyMail.

Christian – i cili u pa në mëngjes me Smith të shtunën – kishte veshur të njëjtën këmishë me mbishkrimin “Julius”, të kombinuar me një palë pantallona të shkurtra të zeza, çorape të zeza, këpucë të zeza dhe një kapelë të markës “Miu Miu”, e cila shitet për 595 dollarë.

Ata të dy mbanin gota letre dhe interpretuesi i hitit “Fire on Fire” mbante gjithashtu një çantë dore prej lëkurës së gjarprit ngjyrë bardh e zi.

Kjo paraqitje e tyre vjen në mes të kremtimit të Paradës së Krenarisë në New York.

Bad Bunny dhe Christina Aguilera janë në krye të koncertit që është paraparë të mbahet për personat e komunitetit LGBT+ në New York.

Kjo është dita e dytë radhazi që Smith dhe Cowan janë parë së bashku mes thashethemeve për një romancë mes tyre.

Dyshja kanë kaluar shumë kohë së bashku gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori