LAJMI I FUNDIT:

Ishte Klopp ai që e bindi – por Mac Allister tregon se si do të luajë te Liverpooli

Ishte Klopp ai që e bindi – por Mac Allister tregon se si do të luajë te Liverpooli

Alexis Mac Allister pranon se ka folur me Jurgen Klopp para se të bashkohej me Liverpoolin.

Ish-mesfushori i Brighton u transferua te The Reds në fillim të këtij muaji.

Ai tha për Mirror: “Pas përfundimit të sezonit, pata rastin të flisja me Klopp dhe ai më tregoi për klubin, qytetin dhe atë që donte”.


Jurgen Klopp ndryshon planet e transferimeve pas nënshkrimit me Alexis Mac Allister
Lexo po ashtu Jurgen Klopp ndryshon planet e transferimeve pas nënshkrimit me Alexis Mac Allister

“Kryesorja ishte që në momentin e parë ata komunikuan me familjen time dhe me mua donin të isha aty”.

“Kur munda të flisja me trajnerin, u bë edhe më e qartë. Janë detajet e vogla që më bënë të zgjedh Liverpoolin. Mendoj se është hapi i duhur në karrierën time”.

“Të gjithë e dimë se Klopp i pëlqen të luajë shumë në kundërsulm, por vitet e fundit ka pasur një ndryshim në mënyrën e tij të lojës. Ai më shpjegoi se kishte nevojë për lojtarë që të luanin mes vijave dhe me mentalitet fitues”.

“Unë e kam pasur gjithmonë atë mentalitet – por edhe më shumë pas Kupës së Botës. Dua të fitoj trofe – ky është qëllimi që klubi dhe unë kemi”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/