LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj viziton Pejën, fton Qeverinë të ndajë një fond emergjent për familjet e prekura nga vërshimet

Haradinaj viziton Pejën, fton Qeverinë të ndajë një fond emergjent për familjet e prekura nga vërshimet

Krytetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.

Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria dhe institucionet relevante të mobilizohen për të ndarë një fond emergjent për familjet e prekura nga vërshimet, transmeton Telegrafi.

“Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime. Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira”, thotë ai.


Nga vërshimet e së shtunës në Pejë humbën jetën dy persona, ndërsa u shkaktuan dëme të shumta materiale. /Telegrafi/