LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një mjek në Ferizaj

Theret me thikë një mjek në Ferizaj

Një mjek është therur me thikë ditën e shtunë në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në Qendrën Emergjente të Ferizajt, një person ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/