Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së sotme në Pejë, kanë vërshuar rrugët e këtij qyteti dhe kanë rrezikuar qarkullimin e qytetarëve.
Uji i rrëmbyeshëm me vëllim të madh nëpër rrugë, përveç që ka pamundësuar qarkullimin, ka bartur edhe automjetet.
Në pamjet që ka siguruar Telegrafi shihet se si uji bart automjetet. Ndërsa një vozitës, për të shpëtuar nga uji, ka dalë nga dritarja e veturës që e kishte rrëmbyer vala e ujit në rrugë.
Nga Komuna e Pejës, i kanë thënë Telegrafit se zonat me të rënduara nga vërshimet janë qendra e qytetit, rruga ‘7 shtatori’ si dhe pjesa te Stacioni Trenit, raporton Telegrafi.
Bëhet e ditur se uji ka depërtuar edhe nëpër objekte dhe bodrume të shtëpive.
Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se edhe gjatë ditës së diel pritet të mbajë mot i ngjashëm, dhe se gjatë orëve të pasdites do të këtë shkarkime rrufesh.
“ Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por me intensitet më të ulët. Nesër parashihet mot i ngjashme, ndërsa pasdite me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'