LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në qytetin e Pejës, nga Komuna tregojnë zonat me gjendjen më të rënduar

Vërshimet në qytetin e Pejës, nga Komuna tregojnë zonat me gjendjen më të rënduar

Moti i ligë me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm, që ka përfshirë Pejën të shtunën, ka vërshuar rrugët e këtij qyteti. Kurse zonat me gjendje më të rënduar është qendra e qytetit dhe disa rrugë përreth.

Megjithatë, nga komuna në një prononcim për Telegrafin kanë deklaruar se rrugët janë të kalueshme, kurse uji ka depërtuar edhe nëpër objekte.


“Rrugët janë të kalueshme, por sigurisht me vështirësi”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj.

Vërshimet në Pejë, uji rrëmben veturat – vozitësi shpëton duke dalë nga dritarja e veturës
Lexo po ashtu Vërshimet në Pejë, uji rrëmben veturat – vozitësi shpëton duke dalë nga dritarja e veturës

Ai tutje ka bërë të ditur se zonat me gjendjen më të rënduar janë qendra e qytetit, rruga “7 Shtatori” si dhe pjesa afër Stacionit të Trenit.

“Pjesa e qendrës është në gjendje më të rëndë, rruga ‘7 shtatori’ si dhe te stacioni trenit. Sigurisht ka edhe lagje të tjera, por këto kemi arritur që t’i shohim pasi jemi në terren bashkë me kryetarin. Shiu është aq i madh se që nuk po kemi mundësi as të intervenojmë”.

I pyetur nëse kanë marrë kërkesa nga qytetarët për t’iu dalë në ndihmë, Zekaj ka thënë se nuk kanë pasur rast të tillë, por vetëm kanë pranuar ankesa se uji ka depërtuar në podrumet e vendbanimeve.

Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Pejë, rrugët shndërrohen në lumenj
Lexo po ashtu Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Pejë, rrugët shndërrohen në lumenj

“Nuk kemi marrë kërkesa nga qytetarët për t’iu dalë në ndihmë, por disa janë ankuar se rrugët janë mbushur me ujë dhe uji ha hyrë nëpër objekte, kryesisht në bodrume, por kjo është e kuptueshme sepse ka sasi shumë të madhe të ujit. Nuk kam parë asnjëherë kurrë sasi kaq të madhe të uji në qytet”.

Zëdhënësi i komunës ka apeluar te qytetarët që të mos dalin në rrugë “për shkak të kureshtjes, por vetëm nëse kanë punë të rëndësishme pasi vetëm krijojnë vështirësi në komunikacion”.

Ai gjithashtu ka thënë se për momentin nuk kanë informata nëse ndonjë objekt është më i rrezikuar, por ka shtuar se ekipet dhe zjarrfikësit janë në terren./Telegrafi/