LAJMI I FUNDIT:

“Ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet diktator”

“Ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet diktator”

Këshilltari i ministrisë së brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko ka dhënë një skenar lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë brenda 24 orëve mbi krizën aktuale në Rusi, ku trupat e Wagnerit në krye të Yvgeny Prigozhin ia kanë mësyrë Moskës.

Ai thotë se ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve nga një sulm raketor i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet si diktator ushtarak rus, transmeton Telegrafi.

“Ajo që vjen më pas do të jetë lufta civile dhe shpërbërja e Rusisë. Shqetësimi im është se çfarë do të ndodhë me mijëra koka bërthamore, në raketa dhe aeroplanë, nëse Prigozhin i kontrollon ato”, shkroi ai në një postim në Facebook.


Wagner ia mësyu Moskës pasi akuzoi udhëheqjen ushtarake se bombardoi me raketa kampet e saj. /Telegrafi/