LAJMI I FUNDIT:

Bëhet pranim-dorëzimi i kamionëve për gjashtë komunat përfituese të Grantit të Performancës Komunale

Bëhet pranim-dorëzimi i kamionëve për gjashtë komunat përfituese të Grantit të Performancës Komunale

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka njoftuar se është bërë pranim-dorëzimi i kamionëve për gjashtë komunat përfituese të Grantit të Performancës Komunale.

Sipas njoftimit, pranim-dorëzimi i kamionëve është bërë të premten, gjatë një ceremonie të mbajtur në Rahovec nga zëvendësministri Avni Zogiani.


Komunat përfituese të këtij granti janë: Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Mitrovica e Jugut, Drenasi dhe Deçani.

“Më këtë rast, zëvendësministri Zogiani, falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përkatësisht GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen për një mjedis të pastër në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Në vazhdim, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe përfaqësuesit e komunave tjera përfituese të këtij granti falënderuan zëvendësministrin Zogiani dhe përfaqësuesit e GIZ-it për dhurimin e kamionëve, duke premtuar se do të vazhdojë të menaxhojë mjedisin e pastër në komunat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Kalo në kategori