LAJMI I FUNDIT:

Nga të shtënat me armë zjarri plagoset një person në Prishtinë

Nga të shtënat me armë zjarri plagoset një person në Prishtinë
Foto ilustruese

Një person është plagosur nga  gjuajtjet me armë zjarri, sonte rreth orës 21:30, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.


“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri.

“Ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet në konfirmimin e ngjarjes. /Telegrafi/