LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Vendimi për pezullimin e licencës së kompanisë “Artmotion” ngjason në një fletërrufe

Dardan-Molliqaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar të premten se vendimi për pezullimin e licencës së biznesit të kompanisë “ArtMotion” ngjason me një fletërrufe.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë ka shfuqizuar certifikatën e biznesit të kompanisë “ArtMotion”. Vendimi mban datën 22 qershor 2023.

E sipas Molliqajt, ky vendim nuk është mbështetur me arsye të qëndrueshme.


Pas Klan Kosovës, ARBK ia shfuqizon certifikatën e biznesit edhe kompanisë “ArtMotion”
Lexo po ashtu Pas Klan Kosovës, ARBK ia shfuqizon certifikatën e biznesit edhe kompanisë “ArtMotion”

“Kush thoshte që sistemi nuk akomodon regjimet autoritare? A thotë më? Vendimi i fundi për pezullimin e licencës tash edhe të Artmotion ngjason në një fletërrufe. As nuk janë lodhur për mbështetje e arsyetim më të qëndrueshëm, gjithsesi skandaloz”.

“Çdo shkelje ligjore apo gabim mund të interpretohet si e motivuar dhe tendencioze nga pushtete paranojake që kontrollin dhe diktatin i kanë mjete dhe qëllime”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i PSD-së tutje ka thënë se mjafton të ekzaminohet fjalori me të cilin shërbehet ministrja Rozeta Hajdari, për të parë se “çfarë lufte speciale po i bëhet mediave”.

“Këto regjime përherë thirren në ‘kërcënim ndaj sigurisë publike’ e ‘shkelje të normave kushtetuese’. Tipike. Por, kur shkelja bëhet nga ata, e konstatohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, heshtja kaplon. Në Republikën e tretë të Kurtit nuk ka gabime teknike, ka qëllime dhe tendenca”.

“Nuk ka korrigjime, ka ndëshkime. Nuk ka dyshime, ka aktakuza. Kjo ta kujton këtë tregimin sesi forcat reaksionare janë në përpjekje për tu kthyer, përmes një kundër-revolucioni. Por mediat nuk janë armiku i Kosovës, e as partia në pushtet nuk bëri ndonjë revolucion”, ka shkruar tutje Molliqaj.

Siç ka thënë ai, këtë luftë, kjo qeveri e ka të humbur varësisht sa do të jemi të mobilizuar ne si shoqëri.

“Në fund të ditës disiplinimi i mediave është përpjekje që të kontrollohemi ne, qytetarët e këtij vendi. Trajta që ka marrë mësymja kundër fjalës së lirë vendosi në dukje rëndësinë e mediave pikërisht në këtë kontekst politik të rënd për vendin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori