LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit të Nenad Orloviq në veri i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it , reagon Lista serbe

Pas arrestimit të Nenad Orloviq në veri i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it , reagon Lista serbe

Pasi Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj, ka reaguar Lista serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të tyre thuhet se arrestimi i një tjetër qytetari serb ka ndodhur vetëm pak orë pas bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

Momenti i arrestimit i Nenad Orloviqit, i njohur si “Rusi” - i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it
Lexo po ashtu Momenti i arrestimit i Nenad Orloviqit, i njohur si “Rusi” - i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

Sipas reagimit të tyre, ata kërkojnë nga EULEX dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë në veri të vendit dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.


“Nenad i cili është njeri familjar, baba i katër fëmijëve punonte me kohë të pjesshme në autolarje, për të qëndruar në Kosovë dhe Metohi dhe për të mbështetur fëmijët e tij. Arrestimi i tij vazhdon planin e Kurtit me të cilin gjysma e serbëve duhet të dëbohen e gjysma të arrestohen.

Duke pasur parasysh qëllimin për të frikësuar serbët në Kosovë dhe Metohi, sidomos në veri, kërkojmë që Eulex dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, dhe në këtë mënyrë ta pengojnë Kurtin që të shkaktojë kaos dhe të udhëheqë tërësinë Ballkani në konflikte. Është detyrë dhe obligim i tyre që t’i mbrojnë qytetarët pavarësisht nacionalitetit të tyre sepse dhuna institucionale e ushtruar nga Kurti është e papërballueshme”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori