LAJMI I FUNDIT:

Klan Kosova: ARBK-ja suspendon sërish certifikatën e biznesit

Klan Kosova: ARBK-ja suspendon sërish certifikatën e biznesit

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) njofton se sërish ka suspenduar vendimin e një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova.

Në këtë vendim, theksohet se ushtruesja e detyrës së drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën rrethana të konfliktit të interesit, meqë ka familjar një avokat që, sipas ARBK-së, punon për këtë televizion.

Klan Kosova njofton se ARBK-ja ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit
Lexo po ashtu Klan Kosova njofton se ARBK-ja ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit

Klan Kosova thotë se Prestreshi është shkarkuar nga pozita e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës, kurse në vend të saj është emëruar Lebibe Haliti, që është motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.


Vendimi ka edhe këshillën juridike, në të cilën thuhet se “pala e pakënaqur mund të ushtrojë ankesë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të Vendimit”. /Klan Kosova/