LAJMI I FUNDIT:

Orët kritike po afrohen, furnizimi me oksigjen në nëndetësen e zhdukur do të zgjasë deri nesër rreth mesditës

Orët kritike po afrohen, furnizimi me oksigjen në nëndetësen e zhdukur do të zgjasë deri nesër rreth mesditës

BBC raporton se furnizimi me oksigjen në nëndetësen Titan, e cila u zhduk gjatë turneut të vizitës së rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik, pritet të mbarojë rreth orës 13:00 të së enjtes, që do të thotë se orët e ardhshme janë të një rëndësie jetike.

Kjo nëndetëse e vogël i dërgoi sinjalin e fundit anijes që e ndoqi të dielën, një orë e 45 minuta pas zhytjes, transmeton Telegrafi.

Në të janë miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleiman, eksploruesi francez Paul-Henri Nargeleau dhe Stockton Rush, drejtor ekzekutiv i “Oceangate Expedition”, kompania që organizoi këtë turne.


Rrëfimi i të mbijetuarit të fundit në shpëtimin më të madh nga fundi i oqeanit, zgjati 4 ditë - kishte oksigjen edhe për 12 minuta
Lexo po ashtu Rrëfimi i të mbijetuarit të fundit në shpëtimin më të madh nga fundi i oqeanit, zgjati 4 ditë - kishte oksigjen edhe për 12 minuta

BBC raporton se autoritetet amerikane thonë se goditjet janë dëgjuar nga thellësia e Atlantikut, në intervale prej gjysmë ore për gjithsej katër orë.

Ekspertët në kërkimin e thellë të oqeanit, i thanë BBC-së se është e vështirë të përcaktohet se cilët janë tingujt pa disa të dhëna më të detajuara.

Mësohet se edhe komandanti i operacioneve të kërkimit të Titanit, ka deklaruar se nuk dihet burimi i zjarrit. BBC raporton se mund të jetë zhurma e një objekti të fortë që godet pjesën e pasme të nëndetëses. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Amerika
Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Amerika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Kalo në kategori