“Atë ditë kemi qenë cak për tu ekzekutuar”, u shpreh sot gazetari i lënduar, Pleurat Salihu.
Ai para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal foli për provokimet që nisën nga “huliganët serbë”, para se të nisin sulmet ditën e premte në Leposaviq.
Në seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri, të njëjtit kërkuan siguri dhe kushte për gazetarë për të kryer misionin e tyre të raportimit.
Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani deklaroi se ata që po krijojnë trazira në veri, po tentojnë t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj gazetarëve.
“Ju urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë ju gazetarë që keni kryer obligim tuaj në formën më të mirë të mundshme. Falënderim edhe për raportimin e gjithë këtyre ngjarjeve që sot po ndodhin në veri, që ata po krijojnë ato trazira atje po mundohen t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj juve si gazetarë dhe makinave që i kemi parë”, tha ai.
Gazetarja nga RTK, Venera Xhoxhaj tregoi ngjarjen e ditës së premte, kur ajo dhe kameramani u sulmuan nga protestuesit serbë.
“Mendoj që kemi bërë punën tonë në gjendje të jashtëzakonshme atë ditë. Kemi pësuar lëndime nga ai rrebesh gurësh, super të mëdhenj. E gjithë situata ka ndodhë aq shpejt, i përgëzoj kolegët, konsideroj qe profesioni i gazetarit është mision”, tha ajo.
Përmes videos që e bëri vet, Xhoxhaj shtoi se u dëshmua dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve.
“Atë ditë kanë ndodhur dy gjëra, e para më shumë se brutalitet, pastaj ajo që jemi munduar që të sigurojmë atë video, në zgjidhjen e kameramanit, e Dukagjinit që e ka menduar, ajo nuk ka qenë zgjidhje…Konsideroj që të mendohet për mundësinë e krijimit të kushteve për gazetarëve. Ne kemi marrë jeleka antiplum dhe helmetat, por ky është provokim, sepse je cak i sulmit edhe më shumë”, shtoi ajo.
Edhe kameramani Bardh Bekteshi tha se shpreson se ekipet tjera që do të shkojnë për raportim në veri, do të jenë më të sigurt.
“Vet ndjenja që shkon e hyn mes tyre, e nuk ke kurrfarë sigurie, nuk është ndjenjë e mirë. Pritem se nuk na sulmojnë në atë mënyrë, ata kur kaloi ministri u shfryn te ai, e pastaj u kthyen tek ne”, shtoi ai.
Të premten (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave. Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje