Sa i përket miratimit të kornizës negociuese në Parlament nuk jam as optimist e as pesimist, thjesht një realist i cili e di mirë se çka përmban ajo si dhe se cilat janë qëndrimet e dy blloqeve politike kundërshtare në raport me atë, u shpreh Presidenti i vendit gjatë një interviste për portalin “Faktor”.
Sipas tij nuk mund të ketë ndonjë dëm për identitetin maqedonas përfshirja edhe e 6 kombeve në Kushtetutë përderisa për 22 vite në të janë përfshirë 7 kombe apo pjesë të kombeve.
“Për fat të keq opozita vendosi që më shumë të kujdeset për vlerësimet e saja sesa për interesat strategjike të shtetit, dhe kjo është e vetmja arsye për të cilën është e pasigurt nëse do të ketë ndryshime kushtetuese”, theksoi Pendarovski.
Përderisa foli për punën e tij në mandatin presidencial, Pendarovski theksoi se në këto 4 vite ka pasur edhe situata që kanë shkuar përtej asaj që quhet rutinë politike të cilat në raste edhe e kanë lënë vendin në një provë shumë serioze, e që si raste të tilla ai përmendi periudhën me pandeminë e Covid-19, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të shpërbërjes së Parlamentit, qeverinë me mandat teknik, luftën në Ukrainë, ku sipas tij përfshirja ishte aktive pasi ishim edhe vend anëtar i NATO-s, si dhe kornizën negociuese evropiane e cila u miratua në një atmosferë të tensionuar, por që siç tha ai, e njëjta ka mbrojtur interesat kombëtare të maqedonasve si identitetin dhe gjuhën, dhe e cila ka mundësuar që pas 17 vitesh të fillojnë negociatat me BE-në.
“Por përsëri sa i përket punës time në këto katër vite, në këto kushte, fjalën e fundit duhet ta thonë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ajo që unë mund të them është vetëm se në kuadër të kompetencave të mia kam investuar sinqerisht me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e mia për të marrë vendime që do të jenë në interes të gjithë qytetarëve tanë”, u shpreh Pendarovski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?