LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka rimarrë tetë fshatra

Ukraina thotë se ka rimarrë tetë fshatra

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, ka thënë të hënën se forcat e Ukrainës kanë rimarrë tetë vendbanime gjatë dy javëve të fundit, duke përfshirë Piatykhatky në rajonin e Zaporizhzhia.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, që nga fillimi i kundërofensive të Ukrainës që synonte rimarrjen e kontrollit të zonave të pushtuara nga forcat ruse, Maliar tha se Ukraina kishte liruar 113 kilometra katrorë territor.

Ndërkohë zyrtarët rusë thanë të hënën se granatimet në rajonin Belgorod të Rusisë, që ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, plagosën shtatë civilë.


Ndërsa Ministria britanike e Mbrojtjes tha në vlerësimin e saj të fundit të hënën se Rusia ka “shumë të ngjarë” të ridislokojë mijëra trupa nga brigjet lindore të lumit Dnipro për të shërbyer si përforcime për forcat ruse në zonat Bakhmut dhe Zaporizhzhia.

Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se masa “ka të ngjarë të pasqyrojë perceptimin e Rusisë se një sulm i madh ukrainas përgjatë Dnipro tani ka më pak gjasa pas rënies së digës Kakhovka dhe përmbytjeve”.

Këto deklarata vijnë në kohën kur Kombet e Bashkuara thanë se Moska ka refuzuar kërkesat e saj për të ndihmuar banorët e zonave të kontrolluara nga Rusia të Ukrainës jugore të prekura nga shembja e digës Kakhovka dhe u zotua të vazhdojë të angazhohet për të kërkuar qasjen e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Bosnja
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Azia
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Kalo në kategori