LAJMI I FUNDIT:

Sasi e madhe e armëve dhe municion është gjetur tek një shtetas i Kosovës në Shkup, Prokuroria hap hetim

Sasi e madhe e armëve dhe municion është gjetur tek një shtetas i Kosovës në Shkup, Prokuroria hap hetim
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një shtetasi të Kosovës 37 vjeçar me vendbanim në Kondovë, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – prodhim, posedim të paautorizuar, ndërmjetësim dhe tregtim të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Më 18 qershor, gjatë kontrollit të ushtruar në vendbanimin ku qëndronte, policia zbuloi një sasi të madhe armësh zjarri dhe municionesh, mes të cilave armë, municione dhe lëndë plasëse të ndaluara për qytetarët.


Meqenëse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së veprës nga i dyshuari, prokurori publik kompetent gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga PTHP.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë
Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Kronika e Zezë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

Drejtësi
Kalo në kategori