Si të bëni granola: Muesli krokant i bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm se ai i blerë në dyqan
Ky muesli krokant, përbërës kryesorë të të cilit janë fjollat e tërshërës, është i pëlqyer nga shumë njerëz dhe duke qenë se ai i blerë në dyqan është plot me sheqer të shtuar, është më mirë ta bëni vetë
Përbërësit:
▪ 800 g tërshërë
▪ 200 g arra dhe fara
▪ 1 lugë kanellë
▪ 100 g fruta të thata (opsionale)
▪ 200 g miell kokosi
▪ një majë kripë
▪ 50 ml vaj ulliri
▪ 1,5 lugë çaji ekstrakt vanilje
▪ 50 g mjaltë
Përgatitja:
Përzieni tërshërën, miellin e kokosit, arrat e copëtuara dhe farat në një enë. Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit, mjaltin, vaniljen, kripën dhe kanellën dhe më pas tundni.
Masën me vaj dhe mjaltë e shtoni në tasin me tërshërë dhe më pas e përzieni mirë. Derdhni masën e bashkuar në një tepsi të mbështjellë me letër pjekjeje.
Rregullojeni mirë dhe piqeni në furrë të parangrohur në 150°C për afro gjysmë ore.
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht, më pas e copëtoni me duar dhe shtoni fruta të thata të grira sipas dëshirës.
Përziejini mirë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251