Kryeministri Albin Kurti ka pritur të dielën në takim një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger.
“Bashkë me kryeministrin Kurti, i cili mirëpriti këtë takim që i shërben fuqizimit dhe sinkronizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, ishte edhe nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Austrinë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Tinka Kurti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në këtë takim Kurti ka folur për situatën në veri, duke thënë se është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila “të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës”.
Qeveria njofton se kryeministri ka ndarë me deputetët dëshmitë që “tregojnë qartë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla”.
“Në lidhje me ngjarjen e ditës së mërkurë, ai shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë, duke i ftuar edhe deputetët që ishin prezentë, dhe të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve nga Kosova”, thuhet në komunikatë.
Ai gjithashtu thuhet se i ka falënderuar deputetët austriakë për vizitën dhe i ka njoftuar me qeverisjen dy vjeçare dhe mbi zhvillimet e fundit, me theks te progresi ekonomik dhe demokratik, dhe te situata në katër komunat në veri të vendit.
“Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3. Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave”.
“Deputetët që vinin nga radhët Partisë së Popullit (ÖVP), Partisë së Lirisë (FPÖ) dhe asaj Social Demokrate (SPÖ), u shprehëm mirënjohës për takimin dhe bisedën. Ndër të tjerash, u dha edhe vlerësim pozitiv për punën e Qeverisë, sidomos në luftimin e korrupsionit, gjë që po vlerësohet në Evropë nga të gjithë, siç u shpreh njëri prej tyre. Kryeministri Kurti falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht së fundmi me votën PËR në fazën e fillestare të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, përfundon njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite