Shfletuesi Microsoft Edge është i mbushur me veçori me shumë mjete dhe opsione që e bëjnë përvojën tuaj të shfletimit në internet më të mirë dhe më të përshtatshme.
Megjithatë, disa nga këto veçori ngrenë shqetësime për privatësinë, transmeton Telegrafi.
Jo shumë kohë më parë, Microsoft Edge u gjend në një pozicion të vështirë, pasi përdoruesit zbuluan një gabim që dërgon historinë e shfletuesit tuaj në Bing.
Tani mund të çaktivizoni një veçori tjetër për t’u siguruar që Edge të mos dërgojë çdo imazh që shihni në internet te Microsoft.
Edge ka një mjet të integruar për përmirësimin e imazhit që, sipas Microsoft, mund të përdorë “super-rezolucion për të përmirësuar qartësinë, shkëlqimin dhe kontrastin në imazhet në ueb”.
Ndërsa funksioni tingëllon emocionues, përditësimet e fundit të Microsoft Edge Canary kanë dhënë më shumë informacion se si funksionon përmirësimi i imazhit.
Shfletuesi tani paralajmëron se po dërgon ‘linqe’ te Microsoft në vend që të kryejë përmirësime në pajisje!
Problemi më i madh me “super-rezolucion” të Edge dhe shërbimet e tjera të dyshimta është, se është aktivizuar si parazgjedhje.
Për shkak të kësaj, përdoruesit pavetëdije i japin automatikisht lejen shfletuesit për të dërguar imazhe te Microsoft për përpunim dhe përmirësim. Ja se si mund ta rregulloni:
Hapni Microsoft Edge dhe menynë e tij kryesore;
Shkoni te Cilësimet > Privatësia, kërkimi dhe shërbimet;
Lëvizni poshtë dhe çaktivizoni “Përmirësimi i imazhit” në Microsoft Edge. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251