LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ilir Blakçori rikthehet te Llapi

Zyrtare: Ilir Blakçori rikthehet te Llapi

Ilir Blakçori është rikthyer në Podujevë pas katër viteve të kaluara te Drita.

Mbrojtësi i majtë u largua nga gjilanasit pas katër viteve me plot suksese dhe karrierën do ta vazhdoj në klubin e vendlindjes, Llapin.


Faqja zyrtare e Llapit e ka prezantuar afrimin e Blakçorit me një video interesante.

Megjithatë nuk është cekur kohëzgjatja e kontratës së Blaçorit me klubin e udhëhequr nga Tahir Batatina.

Për Blakçorin është rikthim në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, pasi edhe më parë ka qenë pjesë e Llapit. /Telegrafi/