Përkundër që institucionet e Kosovës e kishin paraparë shtimin e numrit të mbrojtësve të viktimave për vitin e kaluar e këtë vit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Në strategjinë kombëtare për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, është parashikuar që stafi në zyrën e mbrojtjes dhe ndihmë të viktimave që është në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të i shtohen edhe mbi 10 punonjës.
Që kjo pikë e këtij dokumenti të zbatohet po kërkojnë edhe zyrtarët e kësaj zyre, të cilët tregojnë se viteve të fundit rastet e dhunës në familje, e të sulmeve seksuale janë shtuar dukshëm.
“Po kemi bërë kërkesa si zyre qendrore që gjatë këtij viti të kemi plus 10 pozita për mbrojtësit e viktimave. Për vitin 2024 parashihet që të kemi edhe pesë pozita tjera, por çdo herë ne bëjmë kërkesa të vazhdueshme sepse rastet e dhunës në familje janë raste që po vazhdojnë të rriten çdo ditë”, thotë Ibrahim Tërstena.
Ai tregon se janë vetëm 17 mbrojtës të viktimave në nivel të vendit dhe se është i pamundur mbulimi i të gjitha rasteve.
“Me këtë numër që posedojmë tash si njësi, është e pamundur që të mbërrijmë të gjitha rastet e dhunës në familje. Nuk janë vetëm rastet e dhunës në familje që përfaqësohen nga ne, por kemi edhe rastet e grabitjeve, vrasjeve, sulmeve seksuale, dhunimeve e keqtrajtimeve. Do të thotë, të gjitha veprat penale që hynë në kapitullin 20 të Kodit të procedurës penale”, shtoi Tërstena.
Kërkesa tek institucionet përgjegjëse kishte drejtuar edhe ish-ushtruesi i detyrës së kësaj zyre, Burhan Maxhuni, i cili edhe drejton zyrën për mbrojtjen e viktimave në Mitrovicë.
“Ne kemi bërë shkresa të vazhdueshme duke filluar nga janari deri më 27.04.2023, kur kemi kërkuar që të bëhet rritja dhe pranimi i mbrojtësve të ri, mirëpo nuk ka pasur, nga KPK-ja thonë se është zvogëluar buxheti nga qeveria… personalisht kam biseduar me Ministren Haxhiu, por ende është gjendja kësi lloji”, thotë Maxhuni.
Mirëpo, rritjen e numrit të këtyre punonjësve po e shohin si të domosdoshme ata që merren çdo ditë me sistemin e drejtësisë.
“Për shkak se është dera e parë ku viktimës i ofrohet mbrojtje, qoftë në aspektin e këshillimit në polici dhe institucione tjera, por edhe kur rastit i kërkohet urdhër mbrojtje, qoftë emergjente apo në procedurë të mëtutjeshme, kërkesa e tillë parashtrohet nga ana e mbrojtësve të viktimave… Roli i mbrojtësve të viktimave është shumë i madh dhe si i tillë duhet të trajtohet nga institucionet, si nga aspekti human dhe kualiteti i personave”, ka thënë avokati Yll Zekaj.
Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në një përgjigje për televizionin kanë thënë se numri i mbrojtëse të viktimave nga viti 2019, nuk është shtuar ende dhe se pavarësisht kërkesave që kanë drejtuar, nuk hasur në mirëkuptim.
“Sa i përket rritjes së kapaciteteve të mbrojtësve të viktimave, keni të dhënat aktuale lidhur me numrin e tyre nga vitit 2019-2023:
– Viti 2019 – 24 mbrojtës te viktimave;
– Viti 2020 – 24 mbrojtës te viktimave;
– Viti 2021 – 23 mbrojtës te viktimave;
– Viti 2022 – 23 mbrojtës te viktimave;
– Viti 2023 – 23 mbrojtës te viktimave.
Gjithashtu, ju njoftojmë se pavarësisht kërkesave të KPK-së për rritjen e numrit të pozitave për mbrojtës të viktimave, për shkak të limiteve buxhetore nuk kemi gjetur akoma mbështetje të institucionet përgjegjëse për plotësimin e nevojshëm të këtyre kapaciteteve për të cilat angazhohemi që të jenë në dispozicion”.
Në lidhje me këtë çështje, tash e disa ditë nuk janë përgjigjur nga Ministria e Drejtësisë, derisa nga të dhënat e Policisë së Kosovës, në tri vitet e fundit shihet rritje e numrit të rasteve të dhunës në familje, dhunimeve e sulmeve seksuale./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje