LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Tori Spelling ndahet nga bashkëshorti Dean McDermott pas 18 vitesh së bashku

Aktorja Tori Spelling ndahet nga bashkëshorti Dean McDermott pas 18 vitesh së bashku
Foto: Getty Images

Ylli i “Beverly Hills, 90210”, Tori Spelling, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Dean McDermott, pas 18 vitesh së bashku.

Çifti, të cilët u martuan në vitin 2006, kanë pesë fëmijë së bashku.


Duke njoftuar ndarjen e tyre në Instagram, Dean ndau një postim të gjatë me një foto të tyre së bashku, dhe një tjetër me katër fëmijët.

Foto: Instagram

Komediani dhe babai i shtatë fëmijëve shkroi: “Me dhimbje të madhe që pas 18 vitesh së bashku dhe pesë fëmijëve të mrekullueshëm, unë dhe Tori Spelling kemi vendosur të vazhdojmë në rrugë të ndara dhe të fillojmë një udhëtim të ri”.

Të gjitha lajmet nga Tori Spelling
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tori Spelling

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër të dashur dhe t’i udhëheqim dhe duam fëmijët tanë në këtë kohë të vështirë”.

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektoni privatësinë tonë, ndërsa ne gjejmë këtë kohë për të rrethuar familjen tonë me dashuri dhe për të punuar në rrugën tonë përmes kësaj. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe mirësinë tuaj”, thekson mes tjerash ai.

Tori ende nuk e ka adresuar publikisht ndarjen, ndërsa biografia e Deanit në Instagram ende thotë: “I martuar me dashurinë e jetës sime”.

Dy vjet më parë, Tori pranoi se ajo dhe Dean flinin në dhoma gjumi të ndara për shkak të disa problemeve që kishin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Romeo Veshaj reagon pas eliminimit nga Big Brother: U jam mirënjohës të gjithëve, ju dua shumë

Magazina
Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Magazina
Njihet për veshjet luksoze - Françeska Murati me dukjen më të shtrenjtë në finalen e Big Brother

Njihet për veshjet luksoze - Françeska Murati me dukjen më të shtrenjtë në finalen e Big Brother

Magazina
Kalo në kategori