Jens Stoltenberg pritet t’i kërkohet të qëndrojë si sekretar i përgjithshëm i NATO-s edhe për një vit, raporton reuters, duke cituar burime të paidentifikuara, pasi aleanca ushtarake nuk po arrin t’i bie dakord për pasardhësin e norvegjezit përpara një samiti në mes të korrikut në Lituani.
Stoltenberg, një norvegjez që kaloi nëntë vjet në këtë post dhe do të largohet në fund të shtatorit, ka mbështetje të gjerë në aleancë dhe vazhdon të jetë një udhëheqës efektiv, tha një burim për Reuters në kushte anonimiteti.
“Administrata (Biden) po e konsideron mundësinë që Stoltenbergut t’i zgjatet mandati edhe për një vit”, tha zyrtari amerikan, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti. “Nuk duket se ka një konsensus brenda aleancës tani për zëvendësimin e tij”.
Perspektiva që Stoltenberg t’i kërkohet të zgjasë mandatin për herë të katërt është rritur me afrimin e samitit të Vilnius, me aleatët që kanë frikë nga një shfaqje e përçarjes ndërsa NATO vazhdon t’i përgjigjet luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kushdo që është në atë rol përballet me sfidat e dyfishta të mbajtjes së aleatëve së bashku në mbështetje të Ukrainës, ndërkohë që ruhet kundër çdo përshkallëzimi që do të tërhiqte NATO-n drejtpërdrejt në luftë me Rusinë.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha javën e kaluar se i gatshëm ta pasojë kreun aktual të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.
Me disa qeveri që shtyjnë për sekretaren e parë të përgjithshme femër të NATO-s, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen po shfaqet si një pretendente serioze.
Frederiksen u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Uashington në fillim të këtij muaji, përpara se Stoltenberg të vizitonte Shtëpinë e Bardhë këtë javë për bisedime me liderin amerikan.
Zyrtarët amerikanë besojnë se ka një numër kandidatësh të ndryshëm dhe se Biden ka një opinion të lartë për të gjithë ata, përfshirë kryeministrin danez, tha burimi. Biden beson se Stoltenberg ka bërë një punë të shkëlqyer në një kohë sfiduese dhe shumë aleatë të tjerë ndajnë këtë pikëpamje, shtoi burimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
Iraku legalizon pedofilinë
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Mashkull dhe femër në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!