LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me sekretaren zvicerane, sërish kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer

Kurti takohet me sekretaren zvicerane, sërish kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Prespës, pati një takim me Livia Leu, Sekretaren e Shtetit të Federatës së Zvicrës, të cilët biseduan mbi raportin mes dy shteteve, gjegjësisht marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Kurti shprehu falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës.

“Në takim u vlerësua roli i rëndësishëm i mërgatës shqiptare në Zvicër, si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve dhe mundësinë që ajo paraqet për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim po ashtu thuhet se lidhur me situatën aktuale në vend, kryeministri riktheksoi kërkesën për lirim të menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer, pasi ky veprim është një akt i agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, teksa përsëriti nevojën për de-eskalim dhe normalizim të situatës.

“Në këtë drejtim, Kurti nënvizoi propozimin e tij për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës, të paraqitur ditën e hënë dhe nevojën për zbatim të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Tutje, duke falënderuar Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Zvicrës, kryeministri Kurti shtoi që komunat ende kanë nevojë për zhvillim dhe njëkohësisht kërkoi që të ketë edhe më shumë mbështetje në vazhdimësi. Ai gjithashtu falënderoi edhe për kontributin e Zvicrës në KFOR nëpërmjet Swisscoy”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në takim, ishte i pranishëm Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori