LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës

Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar nga Njësia për Sigurinë e Personave dhe Objekteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë – të cilën e ka përmendur në Kuvendin e Serbisë deputeti Miroslav Aleksiq për shkak të lidhjeve me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin.

Sipas direktno.rs, policët e Kosovës janë arrestuar nga pjesëtarët e Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të caktuara, të udhëhequr nga menaxhmenti më i lartë. Këtë e vërteton edhe video e uniformave dhe shenjave të policëve.

Këtë arrestim siç njofton MPB-ja, e kanë kryer pjesëtarë të Grupit Antiterrorist të Njësisë Speciale të Policisë. Nuk kontestohet se Njësia për Mbrojtjen e Objekteve dhe Personave sipas Ligjit për Policinë është njësi speciale e policisë, por ajo që konfuzon është Grupi Antiterrorist, ekzistenca e të cilit nuk është konstatuar as rregullorja e fundit e miratuar për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të MPB-së së Serbisë!


Në lidhje me këtë aksion është e paqartë edhe pse anëtarët e njësisë organizative të MPB-së, të cilët nuk janë përgjegjës për luftën kundër terrorizmit, kanë arrestuar policët, sidomos nëse dihet se Ministria e Punëve të Brendshme ka Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit, Njësinë Speciale Antiterroriste ose Xhandarmërinë, shkruan mediumi në fjalë, transmeton Telegrafi.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Serbisë, deputeti i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, ndër të tjera ka përmendur lidhjet e ngushta të zëvendëskomandantit të Njësisë për sigurinë e personave dhe objekteve, Marko Kriçko me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin. Si Radoiçiq, ashtu edhe Veselinoviqi janë në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar transnacional dhe janë persona “non-grata” në këtë vend. Edhe Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj tyre.

Kujtojmë se ministri i punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq e solli Kriçkon nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA) në MPB dhe natyrisht e emëroi menjëherë në pozitë udhëheqëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori