LAJMI I FUNDIT:

A e pranoi Vuçiqi që kidnapimi i policëve u bë brenda territorit të Kosovës – ministri Aliu publikon një deklaratë të presidentit serb

A e pranoi Vuçiqi që kidnapimi i policëve u bë brenda territorit të Kosovës – ministri Aliu publikon një deklaratë të presidentit serb

Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundmi ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka shpërndarë një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku sipas ministrit Aliu, presidenti serb pranon se policët u rrëmbyen në territorin e Kosovës.

“Vuçiqi e pranon se policët e rrëmbyer ishin në territorin e Republikës së Kosovës. Ai deklaron se ata do të duhej të ishin të shoqëruar nga KFOR-in në atë zonë”, ka shkruar Aliu në Facebook.


Ai ka shtuar se është e qartë se në mandat të KFOR-it është territori i Republikës së Kosovës

“Është e qartë se në mandat të KFOR-it është territori i Republikës së Kosovës dhe pavarësisht se a do të duhej të ishin të shoqëruar apo jo nga forcat e KFOR-it, i bie se policët ishin në territor të Republikës së Kosovës në momentin e rrëmbimit”, shkruan Aliu. /Telegrafi/