LAJMI I FUNDIT:

Skandali “partygate”, komiteti britanik gjen se Johnson mashtroi qëllimisht parlamentin për shkeljen e masave të atëhershme të COVID-19

Skandali “partygate”, komiteti britanik gjen se Johnson mashtroi qëllimisht parlamentin për shkeljen e masave të atëhershme të COVID-19

Një raport i ri ka gjetur se ish-kryeministri britanik Boris Johnson mashtroi qëllimisht parlamentin për shkeljen e masave të rrepta kufizuese ndaj COVID-19 gjatë kohës kur ishte në pozitë, duke thënë se veprimet e tij përbënin “një mbyllje të qëllimshme të mendjes së tij ose përbënin sjellje të pamatur”.

Komiteti i Privilegjeve të Parlamentit ka shpenzuar 14 muaj duke hetuar sjelljen e Johnsonit mbi skandalin “partygate” një seri tubimesh në Downing Street duke thyer rregullat e COVID-19 që qeveria kishte vendosur në vend, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, komiteti e kishte për detyrë të zbulonte nëse Johnson kishte gënjyer parlamentin për këto evente, në cilat ai u akuzua se kishte marrë pjesë, pavarësisht se e dinte se ato shkelnin rregullat e atëhershme të bllokimit.


Komiteti, që heton çështjet e mospërfilljes që përfshijnë deputetët, theksoi gjithashtu se Johnson gënjeu atë dhe të gjithë Parlamentin, dhe rekomandoi që t’iu mohohej hyrja në Dhomat e Parlamentit.

Johnson, 58-vjeçar, dha dorëheqje të premten nga pozita e deputetit britanik pasi komisioni e informoi paraprakisht se do të sanksionohej.

Ai e përshkroi komitetin prej shtatë anëtarësh – që përfshinte konservatorët në pushtet ashtu edhe anëtarët e partisë opozitare – si “të padrejtë”.

Midis gjetjeve të tjera, raporti i panelit shkruan se nëse Johnsoni nuk do të jepte dorëheqje me efekt të menjëhershëm, anëtarët e komitetit do t’ia rekomandonin që të pezullohet nga parlamenti për 90 ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Evropa
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori