LAJMI I FUNDIT:

NATO “avancon” statusin e Ukrainës

NATO “avancon” statusin e Ukrainës

NATO është vendosur të avancojë marrëdhëniet e saj me Ukrainën duke i dhënë vendit një vend të barabartë në tryezën e Këshillit NATO-Ukrainë.

Grupi do të mblidhet sot, pas një diskutimi midis ministrave të mbrojtjes mbi marrëdhëniet e aleancës me Ukrainën, e cila kërkon të bëhet anëtare, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk ka konsensus për anëtarësimin e këtij vendi ndërsa është në luftë me Rusinë.


“Ne pajtohemi se detyra më urgjente tani është të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur, sepse nëse Ukraina nuk mbizotëron dhe nuk mund të vazhdojë si një shtet demokratik në Evropë, nuk ka çështje anëtarësimi për t’u diskutuar fare”, tha ai.

Stoltenberg tha se ai pret që aleanca 31-vendesh të pajtohet me një “program shumë-vjeçar ku ne ndihmojmë Ukrainën në standardet, pajisjet, procedurat, doktrinat e vjetra në standardet e NATO-s dhe të bëhet plotësisht e ndërveprueshme me NATO-n”.

Ai vlerësoi se mbështetja e ofruar nga aleatët e NATO-s ka bërë një ndryshim në fushën e betejës gjatë kundërofensive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Thirrje për paqe, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetet evropiane për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza

Thirrje për paqe, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetet evropiane për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza

Botë
Pas atentatit, Trump rikthehet me një tubim në 'skenën e të shtënave'

Pas atentatit, Trump rikthehet me një tubim në 'skenën e të shtënave'

Amerika
Kalo në kategori