LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike e Mbrojtjes nënshkroi marrëveshje me Google për të përdorur AI-n pavarësisht paralajmërimeve

Ministria britanike e Mbrojtjes nënshkroi marrëveshje me Google për të përdorur AI-n pavarësisht paralajmërimeve

Ministria britanike e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje me Google për të përdorur inteligjencën artificiale (AI) pavarësisht paralajmërimeve të fundit se teknologjia mund të kërcënojë njerëzimin.

Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (Dstl), krahu i kërkimit të ministrisë, do të përdorë platformën Cloud të Google për të mësuar rreth përdorimeve të mundshme të AI-s, të cilat përfshijnë punën e sigurisë kibernetike, reagimin ndaj katastrofave dhe përshpejtimin e kërkimit, transmeton Telegrafi.

Vetëm javën e kaluar, këshilltari i kryeministrit britanik Rishi Sunak, për teknologjinë paralajmëroi se bota ka dy vjet për të ndaluar AI-n që të mos bëhet kërcënim për njerëzimin.


Matt Clifford, këshilltari i ‘task-forcës’ së Kryeministrit për Inteligjencën Artificiale, tha se “ekzistojnë të gjitha llojet e rreziqeve tani dhe në të ardhmen” nga teknologjia “shumë e frikshme” e cila duhet të jetë “shumë e lartë në agjendat e politikëbërësve”.

Por gjiganti i teknologjisë dhe Ministria britanike e Mbrojtjes kanë premtuar se do ta përdorin teknologjinë me përgjegjësi. Google gjithashtu është zotuar të mos lejojë që softueri i tij i AI-s të përdoret për arsye dashakeqëse.

Shefi ekzekutiv i Dstl-s, Paul Hollinshead tha: “Si një nga teknologjitë e reja më transformuese dhe më të përhapura, AI ka potencial të madh për të transformuar shoqëritë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Teknologji
FBI-ja arreston rusët që dyshohet se qëndronin pas bibliotekës pirate

FBI-ja arreston rusët që dyshohet se qëndronin pas bibliotekës pirate "më të madhe në botë" të librave elektronikë

Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Teknologji
SnapChat sjell risi të shumta në aplikacion

SnapChat sjell risi të shumta në aplikacion

Mbështetësit e Trumpit duan të protestojnë përpara zyrave boshe të Twitter

Mbështetësit e Trumpit duan të protestojnë përpara zyrave boshe të Twitter

"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku

Teknologji
Kalo në kategori