LAJMI I FUNDIT:

Amber Heard shihet për herë të parë që kur u detyrua t’i paguante një milion dollarë Johnny Deppit pasi humbi gjyqin famëkeq

Amber Heard shihet për herë të parë që kur u detyrua t’i paguante një milion dollarë Johnny Deppit pasi humbi gjyqin famëkeq

Amber Heard është fotografuar për herë të parë pasi më në fund i pagoi ish-it të saj Johnny Depp pagesën prej një milion dollarësh (924 mijë euro) që i detyrohej pas betejës së tyre të ashpër ligjore.

37-vjeçarja u shfaq të mërkurën në Madrid, ku u zhvendos me vajzën e saj dyvjeçare Oonagh pas rasteve gjyqësore, shkruan DailyMail.

Ajo ishte e gjitha e buzëqeshur për daljen, duke mos dhënë asnjë tregues për luftën e ashpër të padive që ajo dhe Depp zhvilluan pasi martesa e tyre 15-mujore u shpërbë në një mori akuzash për abuzim.


Në pamjet e siguruara nga DailyMail, ajo i tha një intervistuesi në rrugë se ishte ‘shumë e lumtur në Spanjë’ dhe shtoi: “Shpresoj që të kaloj më shumë kohë këtu”, por i anashkaloi pyetjet rreth vendbanimit.

Heard dukej elegante e veshur me një bluzë të bardhë të tejdukshme, të mbështjellë në një fund të zi, duke i lënë flokët e saj bionde të fluturojnë të lira dhe të shkëlqejnë ndërsa po shkonte përpjetë rrugës.

Aktorja e “Aquaman” mbante një libër për fëmijë për një mace – me sa duket për të argëtuar vogëlushin Oonagh.

Heard dha së fundmi intervistën e saj të parë që nga shpërngulja jashtë vendit, duke folur rrjedhshëm spanjisht, ndërsa deklaroi: “Unë e dua shumë Spanjën”, në pamjet e siguruara nga Univision.

Një burim informoi për DailyMail muajin e kaluar: “Ajo flet rrjedhshëm gjuhën spanjolle dhe është e lumtur atje, duke e rritur vajzën e saj larg zhurmës”.

Paraqitja e saj këtë të mërkurë vjen pas pagesës së saj prej një milion dollarësh (924 mijë euro) për Depp, të cilën ai është zotuar se do ta ndajë në pesë mënyra midis organizatave bamirëse të preferuara të tij.

Depp dhe ish-gruaja e tij përfundimisht zgjidhën pretendimet e tyre për shpifje kundër njëri-tjetrit në dhjetor pas pesë vitesh betejash të furishme ligjore.

Heard kishte pretenduar se ishte viktimë e dhunës në familje gjatë martesës së saj 15-mujore me Depp. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Lexohet përmbajtja e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BBVA, kërkon të largohet edhe G Bani

Lexohet përmbajtja e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BBVA, kërkon të largohet edhe G Bani

Magazina
Princ Leka i del në mbrojtje Gjestit

Princ Leka i del në mbrojtje Gjestit

Magazina
Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Magazina
Kalo në kategori