LAJMI I FUNDIT:

Google u detyrua të shtynte lansimin e chatbotit të tij Bard në Bashkimin Evropian

Google u detyrua të shtynte lansimin e chatbotit të tij Bard në Bashkimin Evropian

Google është detyruar të shtyjë lansimin e chatbotit të tij Bard në Bashkimin Evropian për shkak të shqetësimeve të ngritura nga mbikëqyrësi më i lartë i të dhënave në BE.

Siç raportohet, Google planifikoi ta lansonte Bard-in në BE këtë javë, por Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave tha se kompania nuk e kishte përshkruar se si planifikon të pajtohet me rregullat e mbrojtjes së të dhënave të BE-së, raportoi fillimisht Politico, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës i Google tha për Insider se kompania kishte folur me Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave në javët e fundit dhe kishte ndarë dokumentacionin përkatës, por nuk shtjelloi arsyet specifike të pezullimit – ose sa kohë mund të kalojë para se Bard të lansohet në Evropë.


“Ne thamë në maj se donim ta bënim Bard më gjerësisht të disponueshëm, përfshirë në Bashkimin Evropian, dhe se do ta bënim këtë me përgjegjësi, pas angazhimit me ekspertë, rregullatorë dhe politikëbërës”, tha një zëdhënës i Google për Insider.

“Si pjesë e këtij procesi, ne kemi biseduar me rregullatorët e privatësisë për të adresuar pyetjet e tyre dhe për të dëgjuar reagimet”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Teknologji
Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Teknologji
Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE

Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE

Teknologji
Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”

Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”

Teknologji
Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”

Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”

Teknologji
Zuckerberg zbulon

Zuckerberg zbulon "Orion", "syzet më të avancuara që ka parë bota ndonjëherë"

Teknologji
Kalo në kategori