LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në një shkollë në Bosnjë dhe Hercegovinë, një mësues i plagosur

Të shtëna me armë në një shkollë në Bosnjë dhe Hercegovinë, një mësues i plagosur

Një mësues në një shkollë fillore në Lukavac të Bosnjë dhe Hercegovinës ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm.

Siç raportojnë mediat në BeH, përcjell Telegrafi, të shtënat janë kryer nga një nxënës, i cili është vënë nën kontroll nga policia.

Gjegjësisht, mëngjesin e sotëm rreth orës nëntë në këtë shkollë fillore kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri nga të cilat sipas informacioneve fillestare është lënduar rëndë një punonjës.


Jozyrtarisht bëhet fjalë për një mësues të gjuhës angleze i cili është shtruar në spital për shkak të një plage me armë zjarri në qafë dhe aktualisht është duke u zhvilluar një operacion.

Një informatë e tillë është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq, duke treguar se të shtënat janë kryer nga një nxënës.

Siç ka thënë Deliq, ai është vënë nën kontrollin e policisë dhe është dërguar menjëherë në komisariat.

Gjithashtu është gjetur edhe arma me të cilën ka kryer sulmin.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një nxënës i cili është transferuar nga një shkollë fillore në tjetrën për sjellje të keqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori