Motrat Kardashian po mishërohen plotësisht në atë që me siguri do të bëhet një “verë Barbie”.
Kim, 42 vjeçe, dhe Khloe, 38 vjeçe, mblodhën vajzat dhe mbesat e tyre të hënën për të vizituar ekspozitën e “Santa Monica World Of Barbie”, e cila u lansua për të përkuar me publikimin e filmit të ri, me Margot Robbie në rolin kryesor të kukullës së famshme Barbie.
Vajza e Kimit, Chicago, katër vjeçe, dhe vajza e Khloes, True, pesë vjeçe, ishin të pranishme, si dhe vajza e Kylie Jenner, Stormi, katër vjeçe dhe vajza e Rob Kardashian, Dream, gjashtë vjeçe.
Duke u futur me entuziazëm në estetikën e kukullës Barbie, Khloe theksoi linjat e trupit në një kostum ngjyrë rozë nga koka deri te këmbët për ekskursionin e saj me fëmijët.
Ajo kishte veshur një xhaketë ngjyrë rozë me material lëkure që ngjitej në kornizën e saj të trupit, shkruan DailyMail.
Ylli i televizionit më pas kishte veshur një palë çizme ngjyrë rozë të larta deri në kofshë.
Khloe e rriti efektin e dukjes si kukull me një makijazh të rëndë dhe, natyrisht, kishte një model flokësh që të kujtonte flokët bionde të kukullës Barbie.
Ajo iu përkushtua plotësisht kësaj çështjeje, duke mbrojtur fytyrën e saj nga rrezet e diellit të Kalifornisë duke vendosur një palë syze dielli të argjendta masive që shkëlqenin në rrezet e diellit.
Nga ana tjetër, Kim ishte veshur me një kostum krejt të zi, por e plotësoi dukjen si Barbie të motrës së saj Khloe, duke veshur edhe ajo një palë çizme ngjyrë rozë meshirita.
Duke i përfshirë flokët e saj të errëta në një bisht, Kim zgjodhi një xhaketë të zezë dhe shumë të madhe, e cila i jepte hapësirë dekoltesë.
Duke mprehur tiparet e saj të pagabueshme me grimin, ajo aplikoi një buzëkuq nudo në makijazhin e saj dhe për aksesorë vendosi një palë syze të holla.
Kim ndan katër fëmijët e saj – North, nëntë vjeçe, Saint, shtatë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, tre vjeç – me ish-bashkëshortin e saj të tretë dhe më të fundit Kanye West..
Ndërkohë Khloe ka dy fëmijë – True, pesë, dhe një fëmijë të quajtur Tatum – me ish-in e saj Tristan Thompson, një lojtar i NBA-së, i cili u tregua aq i pabesë, deri në pikën që la shtatzënë një grua tjetër ndërsa ai dhe Khloe ishin bashkë.
Ndërkohë Kylie ka vajzën Stormin dhe një djalë një vjeçar të quajtur Aire me ish-të dashurin e saj, reperin Travis Scott.
“World Of Barbie” është një ekspozitë ndërvepruese në Santa Monica që përfshin një rekreacion në përmasa reale të Dreamhouse të famshme të kukullës Mattel.
Të ftuarit mund të kënaqen me pak përkëdhelje në një sallon Paul Mitchell ose të pozojnë në tapetin rozë në Studion e Modës.
Fansat e Barbie që kanë luajtur me DreamCamper mund të hipin në një version me madhësi të plotë, i cili vjen i pajisur me një shtrat të varur ngjyrë vjollce.
Vizitorët e moshuar, ndoshta me interes për historinë e produktit, mund të enden nëpër një ekspozitë të stilit muzeal të kukullave dhe lodrave gjatë dekadave.
Ekspozita “World Of Barbie” u lansua në mes të prillit, tre muaj përpara se filmi me Margot Robbie të publikohet më 21 korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ryan Reynolds konfirmon përfundimisht gjininë e fëmijës së tij të katërt, me gruan Blake Lively
Fansat e Celine Dion u larguan me lot, ndërsa ylli mbyll ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike përpara Kullës Eiffel
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë