LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohen shpenzimet e turistëve në Shqipëri, 624 milionë euro në tre muaj

Dyfishohen shpenzimet e turistëve në Shqipëri, 624 milionë euro në tre muaj

Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në tre muajt e parë të vitit arritën në një nivel prej 624 milionë euro ose rreth 50 për qind më shumë se tremujori i parë i vitit 2022.


Më shumë të ardhura po hyjnë në ekonominë e vendit tonë teksa numri i të huajve nga viti në vit është shtuar ndjeshëm. Shpenzimet e të huajve kanë shënuar nivelin më të lartë për periudhën janar-mars, edhe përpara pandemisë, duke u dyfishuar.

Sipas përfaqësuesve të këtij tregu, të ardhurat janë në rritje për shkak edhe të inflacionit të lartë të çmimeve.

Teksa prurjet e të huajve në vend janë të larta dhe çmimet në vend po rriten vit pas vit, kreu i unionit turistik, Rahman Kasa, thekson se duhet të konsiderohet edhe ajo që turistët marrin pas. Sipas tij cilësia e shërbimit rrezikohet nga mungesat në krahun e punës.

Nga ana tjetër edhe shqiptarët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për udhëtimet e tyre jashtë vendit. Sipas shifrave zyrtare, 1.3 milionë dalje të shtetasve shqiptarë u përkthyen në 435 milionë euro shpenzime, një rritje prej 35 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Lajme
Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Kalo në kategori