LAJMI I FUNDIT:

Lirohen nga paraburgimi dy mjekët e dyshuar për marrje të ryshfetit nga pacientët

Lirohen nga paraburgimi dy mjekët e dyshuar për marrje të ryshfetit nga pacientët

Janë liruar nga paraburgimi Luan Mustafa dhe Halil Basha, dy mjekët që ishin arrestuar në Spitalin e Gjilanit, të dyshuar për marrje të ryshfetit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.


“Sa i përket pyetjes tuaj për të pandehurit, Luan Mustafa dhe Halil Basha, me datë 26.05.2023 Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak. Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 26.05.2023, ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari i çështjes pas pranimit të kërkesës nga ana e prokurorisë dhe pas shiqimit me kujdes të shkresave të lëndës, konstatoi se ndaj të pandehurve të lartcekur, duhet të ndërprehet masa e paraburgimit, ngase kanë pushuar se ekzistuari arsyet ligjore që të njëjtit edhe më tutje të qëndrojnë në paraburgim, pasi që janë marr – kryer të gjitha hetimet paraprake për rastin konkret”, thuhet në përgjigjen e Shkodrës.

Një muaj paraburgim për dy mjekët e arrestuar në Gjilan - i kërkuan qindra euro pacientes për ta operuar
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për dy mjekët e arrestuar në Gjilan - i kërkuan qindra euro pacientes për ta operuar

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore bëri të ditur për Telegrafin se më datë 05.06.2023, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve në fjalë dhe së shpejti do të vazhdohet me gjykimin e rastit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Ndryshe, dy mjekët ishin arrestuar në Spitalin e Gjilanit, nën dyshimin se kanë marrë ryshfet në vlerë 430 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

Lajmin e kishte bërë të ditur Policia, ku thuhej se përveç anesteziologut i cili kishte marrë 100 euro ryshfet, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe kirurgu i cili kishte marrë ryshfet në vlerë 330 euro. I njëjti kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas kryerjes së veprimeve operative/hetimore, kanë arritur të sigurojnë dyshime të arsyeshme se i dyshuari me profesion doktor/anesteziolog, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë njëqind euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje, po ashtu dyshime të arsyeshme janë siguruar edhe për të dyshuarin e dytë me profesion doktor/kirurg, se lidhur me ndërhyrjen kishte marr treqind e tridhjetë euro, ndërsa kishte kërkuar edhe dyqind euro shtesë”, kishte njoftuar Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Drejtësi
Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Lajme
Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Siguri
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Siguri
Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Lajme
Kalo në kategori