LAJMI I FUNDIT:

Osmani në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit: Sot e përjetësisht u jemi mirënjohës aleatëve

Osmani në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit: Sot e përjetësisht u jemi mirënjohës aleatëve

Me rastin e 12 qershorit,  24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, organizuan pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë.

Presidentja Osmani deklaroi se me 12 qershor 1999, Kosova fitoi të drejtën thelbësore të ekzistencës e cila formoi identitetin dhe përmbushi aspiratën shekullore dhe përcaktoi fatin kolektiv.

Ajo tha se Dita e Paqes, që njihet  edhe si Dita e Çlirimit është datë e rëndësishme në historinë e re të Kosovës.


“Kjo ditë shërben si një kujtesë e triumfit të shpirtit njerëzor mbi prangat dhe sakrificën e pareshtur për liri”, tha presidentja Osmani, në fjalën e  saj.

Ajo theksoi se kjo ditë përmbyllë një kapitull të errët të së kaluarës. “Dhe është dëshmi e vullnetit të paepur të atyre që luftuan për çlirim dhe të durueshmërisë së atyre që duruan tmerret e robërisë”, tha presidentja e shtetit.

Pritja shtetërore me rastin e 12 qershorit, Kurti: Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, humbjeve e vuajtjeve
Lexo po ashtu Pritja shtetërore me rastin e 12 qershorit, Kurti: Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, humbjeve e vuajtjeve

Ajo tha se në një ditë si kjo, kujtohet me respekt kontributi i jashtëzakonshëm i heronjve tanë, martirëve, vajza dhe djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë.

“Faleminderit aleatëve tanë që e bënë të mundshme, realizimin e ëndrrës sonë për liri e për shtet”, tha presidentja Osmani. “Faleminderit të gjithëve. Liria jeni Ju”.

Duke rikujtuar përpjekjet e shumë gjeneratave të patriotëve shqiptarë të ngritur kundër shtypjes dhe për të drejtat njerëzore, Osmani tha se shumë nga ta janë bërë gur themel për lirinë tonë.

“Nga Isa Boletini e Hasan Prishtina, te presidenti historik, Ibrahim Rugova e komandanti i UÇK-së, Adem Jashari me familje, kombit dhe republikës i shërbyen me nder e pa kursyer asgjë, duke u shndërruar në simbole të shpresës, guximit e  qëndrueshmërisë”.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani nuk la pa përmendur e falënderuar edhe aleatët e Kosovës, më në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lirinë e çmuar e arritëm me solidaritetin dhe mbështetjen e miqve tanë nga e gjithë bota”, tha Osmani.

Ajo tha se aleatët tanë ishin avokatët e Kosovës në ditët më të errëta dhe luajtën rol të jashtëzakonshëm në mbështetjen e luftës sonë për liri.

“Sot e përjetësisht u jemi mirënjohës”, tha presidentja Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori