LAJMI I FUNDIT:

49 vjeçari në Istog përgatiste drogë dhe shiste nga shtëpia, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tij

49 vjeçari në Istog përgatiste drogë dhe shiste nga shtëpia, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tij
Foto ilustruese

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Sh.B., 49 vjeçarit, nga fshati Serbobran Komuna e Istogut, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në aktakuzën e siguruar nga Telegrafi, thuhet se 49-vjeçari është recidivist dhe i njëjti gjendet në paraburgim nga data 02.01.2023, masë kjo që i është vazhduar deri me datën 30.07.2023.

“Me datën 02.01.2023 rreth orës 20.00 ne fshatin Serbobran Komuna e Istogut, pa autorizim, me qellim te shpërndarjes dhe shitjes, posedon substanca te cilat janë shpallur me ligj si narkotike dhe atë narkotikun e llojit mariuhane, heroinë dhe metadon”, thuhet në aktakuzë.


Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari kishte shpërndarë drogën në disa vende në shtëpi, në mënyrë që të mund ta shiste.

“Në atë mënyre që, i pandehuri pasi siguron narkotiket e lartcekur, e merr në shtëpinë e tij, e përgatitë me qellim që ta shpërndaj dhe shes duke i vendosur në pjesë të shtëpisë, ku në kuzhinë nën dysheme, në qese me duhan kaçak e vendos një sasi të narkotikut mariuhan me peshë 1.27gram , në dollapin e kuzhinës vendos një sasi tjetër të narkotikut mariuhan me peshë 3.90gram , në dhomën tjetër në mesin e rrobave vendos një qese tjetër me narkotik të llojit mariuhan me peshë prej 1131.80gram , në dhomën e qëndrimit skaj dyshekut fsheh një shishe qelqi me narkotik metadon 12ml. , në dhomën e gjumit nën dyshek fsheh një qese me narkotik të llojit heroinë me peshë prej 0.10gram , ndërsa nën tepih fsheh gjysmë cigare me narkotik mariuhan me peshë prej 0.20gram , mirëpo më pas hetohet nga Policia e Kosovës, të cilët i’a sekuestrojnë”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria  bën të ditur se i pandehuri Sh.B., me herët kishte poseduar narkotikë dhe ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë edhe me parë për vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 të KPRK-së dhe i njëjti ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog për veprën penale të lartcekur.

Pas përfundimit të aktakuzës, prokuroria i ka propozuar gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori