Një Jaguar E-Type klasik, e cila më parë ishte në pronësi të yllit televiziv Noel Edmonds, do të shitet për një çmim marramendës.
“Roadster-i” i kuq u ble nga prezantuesi i “Deal or No Deal” në 1978 për gruan e tij të atëhershme Gillian.
Ajo e mbajti veturën për gjashtë vjet, përpara se ta shiste. Modeli i kërkuar i Serisë 2 është një nga vetëm 776 të kabriove sportive të ndërtuara me timonin nga ana e djathtë, raporton The Sun, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht se është prodhuar prej para më shumë se 50 vitesh, vetura ka të kaluara vetëm 164, 153 kilometra (102,000 milje) dhe vjen me MOT që datojnë që nga vitet 1970.
Regjistri që tregon pronësinë e Edmonds, është i përfshirë gjithashtu në ofertë.
Vetura do të shitet nga H&H Classics të mërkurën në Muzeun e Luftës Imperial në Duxford, Cambridgeshire, dhe çmimi i kësaj veture të mrekullueshme klasike pritet të arrij deri në mbi 70 mijë euro (60,000 funte). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoferi e aktivizon sistemin Autopilot të Tesla-s, për pak sa nuk përplaset në një tren mallrash
Garë midis dy veturave sportive gjermane, Audi RS4 dhe BMW M3 Touring
Policia italiane ndalon shitjen e një modeli nga Fiat për shkak të flamurit të Italisë të vendosur në të
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251